Nesër, Federata e Basketbollit e Kosovës do ta prezantojë trajnerin e ri të Kosovës, Christo Marmarinos.
Marmarinos është nga Greqia, ndërsa ndeshja ndaj Islandës do të jetë sprova e parë e tij.
FBK doli sot me një njoftim që nesër do të ketë një konferencë për media ku edhe do të prezentohet trajneri i ri.
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të premten nga ora 14:00 në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.
Gjithashtu në këtë konferencë do të publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.
Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut” — thuhej në komunikatë.
Në konferencë do të flasin edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova./Gazeta Sinjali/