image Fauci: COVID-19 mund të bëhet endemik në vitin 2022

Botë

Fauci: COVID-19 mund të bëhet endemik në vitin 2022

news image

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, tha se koronavirusi mund të bëhet endemik në vitin 2022.

Dozat përforcuese janë jetike për të arritur në këtë pikë”, tha ai në një intervistë gjatë konferencës Total Health, e cila zhvillohet nga 15 deri në 18 nëntor.

Mes tjerash ai tha se për të arritur në atë pikë që koronavirusi të bëhet endemik, shumë njerëz do të duhet të vaksinohen dhe të marrin doza përforcuese.

Më herët, kryebashkiaku i Uashingtonit njoftoi se do të heqë detyrimin për përdorimin e maskës në ambientet e mbyllura duke filluar nga java e ardhshme.

Kompanitë private, megjithatë, do të mund të vazhdojnë të imponojnë përdorimin e maskës dhe maska do të mbetet e detyrueshme në transportin publik, në ambientet e brendshme të shkollave, çerdhet, bibliotekat, shtëpitë e të moshuarve si dhe në disa ndërtesa publike, raporton abcnews./GazetaSinjali/