Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, që në këto zgjedhje bëri koalicion me AKR-në dhe PD-në, ka folur për mundësin e një koalicioni me VV-në nëse partia e tij kalon pragun zgjedhor.
Ai ka thënë se fillimisht duhet të pres që të kalojë pragun zgjedhor e më pas ta diskutojë këtë çështje. Në T7 ka thënë se gjasat reale janë që të mbetet në opozitë, nëse kalon pragun zgjedhor.
“Kemi shumë dilema rreth kësaj tema, po duhet të shihet pas certifikim dhe sesi. Por ne nuk e përjashtojmë as opozitën. Jo që nuk e përjashtojmë por janë gjasat reale. Do ta shqyrtojmë këtë mundësi vetëm pasi ta kalojmë pragun”, ka deklaruar Limaj.
Kujtojmë se Nisma aktualisht ka kaluar pragun zgjedhor, por që nëse llogaritën edhe votat e ardhura nga Serbia koalicioni Nisma-AKR-PD do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/