Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se largimi i taksës nuk duhet të jetë veprimi i parë që duhet ta marrë Albin Kurti si kryeministër.
Limaj ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja nuk janë të dakorduar në lidhje me reciprocitetin me Serbinë.
“Unë e pash një divergjencë, kjo tregon që nuk kanë diskutuar deri në fund çka është reciprociteti. Kur kanë thënë që kanë biseduar ekspertet është deshtë me u shqyrtuar deri në fund. Unë e kam dëgjuar nga fjalimi në parlament reciprocitet, ekonomik, politik, dhe në tregti” , ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti duhet ta përcaktoj saktë se çka përfshihet në reciprocitet.
“Se pari nuk mendoj që duhet me bë këtë gjë të parën. Vendimet e tilla janë shumë komplekse duhet me kujdes, deri në fund edhe mos më lënë as një fije dyshimi, a e din çka do të besh me reciprocitet, a e ke përandit në letër”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/