Dhjetëra persona, kryesisht gra, i janë futur punës në një laborator të përkohshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse të fytyrës, në sallën e panaireve në “Teste-de-Buch”, në Francë.
Për shkak të mungesës së vazhdueshme të maskave në farmaci, tani Franca e ka marrë vetë situatën në dorë.
Për rreth 48 orë u ngrit laboratori që ka si synim për të prodhuar rreth 1 milion maska për popullsinë.
Aktiviteti nisi më 17 prill dhe parashikohet të prodhohen deri në 30 mijë maska në ditë./ Gazeta Sinjali/