Faqja zyrtare e BE-së që shpërndan materialet e video-incizimeve të institucioneve të unionit e ka paraqitur ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvallën si ministre të Republikës së Kosovës që është praktikë e pazakontë e institucioneve të BE-së.
Në takimet zyrtare Kosovës i vihet fusnota për shkak të neutralitetit të Unionit Evropian karshi Kosovës pasi që 5 shtete anëtare nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.
Kryediplomatja kosovare ka marrë pjesë në Forumin BE-ja takon Ballkan në Sofje të Bullgarisë, ndërkaq faqja zyrtare e Bashkimit Evropian e ka shpërndarë video-materialin nga kjo ngjarje dhe kryediplomaten kosovare e ka prezantuar si “Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla”.