Vedat Muriqi ka tejkaluar Erion Bogdanin për t’u bërë golashënuesi më i mirë ndërkombëtar shqiptar, shkruan Sinjali Sport.
Erjon Bogdani kishte realizuar 18 gola në 75 paraqitje me kombëtaren shqiptare.
Ndërkohë, Vedat Muriqi me dopietën e shënuar ndaj Irlandës Veriore tani ka arritur në shifrën e 20 golave për kombëtaren kosovare.
Muriqi 20 gola i ka shënuar në 41 ndeshje, duke pasur një mesatare dukshëm më të mirë sesa Bogdani.
Ndërkohë golashënuesi më i mirë shqiptar është Xherdan Shaqiri i cili ka realizuar 26 gola për kombëtaren zvicërane.