image Familjarët e denoncojnë për dhunë, 52-vjeçari vetëvaret në stacionin policor

Shqipëri

Familjarët e denoncojnë për dhunë, 52-vjeçari vetëvaret në stacionin policor

news image

Një person i shoqëruar për dhunë në familje është vetëvarur në stacionin policor në Durrës.

Policia ka deklaruar se nga personeli policor T.T. është gjetur i vetëvarur. Ai ishte ndaluar nga policia lokale për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Familjarët e kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit nëpërmjet një telefonate dhe Policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin për dy punonjësit që ngarkohen me përgjegjësi për menaxhimin e situatës. /Gazeta Sinjali