image Falsifikonte diploma që përdoreshin për t'u pajisur me vizë, Gjykata në Prizren cakton paraburgim ndaj tij

Drejtësi

Falsifikonte diploma që përdoreshin për t’u pajisur me vizë, Gjykata në Prizren cakton paraburgim ndaj tij

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit H.M., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri në periudhën kohore janar – mars të vitit 2021, në Malishevë, në agjencinë e tij, ka përpiluar dokumente të falsifikuar duke ndryshuar dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit.

“Atë 23 diploma të lëshuara në emër të personave të ndryshëm banor të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës për të cilat është pretenduar që janë lëshuar nga një Shkollë e mesme e lartë profesionale në Prizren, dhe të gjitha këto diploma janë përdorur gjatë aplikimit për vizë pune në shtete të BE-së, kurse personat e pajisur me këto diploma kanë paguar 350.00 – 400.00 euro për një diplomë, mirëpo pas verifikimit në librat amë të shkollës profesionale në Prizren, është konstatuar se gjithë këto diploma janë të falsifikuara dhe jo të lëshuara nga kjo shkollë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, bëhet e ditur se kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/