image Falsifikoi dokumentin zyrtar të Komunës, Gjykata në Gjakovë merr vendimin për të dyshuarin

Drejtësi

Falsifikoi dokumentin zyrtar të Komunës, Gjykata në Gjakovë merr vendimin për të dyshuarin

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit M.M., pasi që ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, shkruan Gazeta Sinjali.

M.M pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, u dënua me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, pasi që i pandehuri paraprakisht e pranoi fajësinë e aktakuzës.

Me kërkesë të mbrojtjes, ky dënim i është zëvendësuar me gjobë në shumën prej 2 mijë eurosh.

Ai akuzohet se më 11 qershor të vitit 2019, si gjeometër në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, ka përpiluar shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e ka vërtetuar dokumentin zyrtar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Gazeta Sinjali/