image Falsifikimi i parasë nuk ka të ndalur, tri raste brenda 24 orëve

Siguri

Falsifikimi i parasë nuk ka të ndalur, tri raste brenda 24 orëve

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy raste janë iniciuar në Prishtinë dhe Policia ka njoftuar se janë sekuestruar paratë e dyshuara si të falsifikuara.

Rasti tjetër ka ndodhur në Prizren. Atje një zyrtar i një banke ka njoftuar se një klient ka deponuar 100 euro të falsifikuara. Sipas raportit, kartëmonedha është konfiskuar.

Që të tri rastet janë duke u hetuar nga ana e Policisë.

/GazetaSinjali/