Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka konfirmuar largimin nga skuadra e Arsenalit.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, ka falënderuar tifozët e klubit përmes një fotografie të postuar në Instastory.
”Faleminderit Gunners”, shkruan në fotografinë e postuar, ku kujton edhe trofetë e fituar me Arsenalin.
Ai gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë FA Cup dhe dy herë Community Shield.
30-vjeçari prite të luajë sot ndeshjen e fundit, ku Arsenali do të përballet me skuadrën e Wolwesit, duke filluar nga ora 17:30.
Xhaka nga sezoni i ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin gjerman, te skuadra e Bayer Leverkusenit.