image Arsenali triumfon pa problem ndaj Leedsit, Xhaka një nga asistuesit

Futboll

Arsenali triumfon pa problem ndaj Leedsit, Xhaka një nga asistuesit

news image

Ballafaqimi Leeds United – Arsenal hapi xhiron e 18-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Për shkak të COVID-19 shumë ndeshje në Angli janë shtyrë, ku u dashtë tek nga ora 18:30 të luhej loja e parë në elitën angleze.

Gunners fituan me rezultat bindës 1-4, duke shkëlqyer.

Të rinjtë e Arsenalit i realizuan katër golat me Martinellin që i shënoi dy dhe me Sakan e Smith nga një.

Për vendasit braziliani, Raphinia e realizoi golin e nderit nga penaltia.

Leedsi këtë sezon është më dobët se stinorin e kaluar, pas renditet në vendin e 16-të me po aq pikë 16-të sosh.

Topçinjtë këtë edicion po luajnë më mirë, ku edhe kanë grumbulluar 32 pikë, me të cilat renditet në vendin e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/