Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar një lajm se futbollisti shqiptar, Rey Manaj ka shën-uar gol për Barcelonën B kundër Atletico Levante.
Por, ky lajm është i pavërtetë pasi Manaj nuk ka shënuar fare në ndeshjen e djeshme që përfundoi me rezultat 1:2.
Golin e parë të katalunasve të rinj e shënoi Alex Collado, kurse tek goli i dytë shënoi Saverio.
Manaj ishte afër të shënonte golin e dytë por nuk arriti, ndërsa Saverio nga një top i ardhur me fat shënoi.
Faqja e Barcelonës në raportin që ka bërë në faqen zyrtare, shihet që Manaj nuk ka shënuar dje gol.
Rey Manaj dje luajti 90 minuta me ekipin B, po ashtu ishte i ftuar në ekipin e parë të shtunën në ndeshjen kundër Getafes, por nuk u inkuadrua fare./Gazeta Sinjali/