image FA hedh akuza për Arsenalin për mos-kontrollim të lojtarëve në minutat e fundit ndaj Newcastles

Futboll

FA hedh akuza për Arsenalin për mos-kontrollim të lojtarëve në minutat e fundit ndaj Newcastles

news image

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka lëshuar një komunikatë lidhur me ndeshjen e së martës mes Arsenalit dhe Newcastles, e cila u mbyll me barazim pa gola.

Në komunikatën e lëshuar, FA ka akuzuar Arsenalin pasi ata ‘dështuan të sigurojnë që lojtarët të silleshin në mënyrë të rregullt në minutën e 95’ gjatë ndeshjes kundër Newcastle.

Protestat erdhën pasi lojtarët e klubit londinez reaguan ashpër për një prekje me dorë të futbollistit kundërshtar në minutën e 95-të, e cila nuk u akordua penallti.

Sipas komunikatës, klubi do të ketë kohë deri të martën, më 10 janar 2023, që t’iu përgjigjet këtyre akuzave.

FAAA 1
FAAA 1

Arsenali vazhdon të prijë si lider i tabelës në Premier League, me 44 pikë të mbledhura, pesë më shumë sesa përcjellësi i dytë, Manchester City.

/GazetaSinjaliSport/