image Evropiani vetëm me dy lojë sonte, klasikja Francë – Gjermani në program

Futboll

Evropiani vetëm me dy lojë sonte, klasikja Francë – Gjermani në program

news image

Sot (e marte) do zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së parë të grupeve në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Grupi F do ti ketë ndeshjet e para në program sot.

Ndeshja më interesante e ditës njëkohësisht e gjithë kësaj faze është Francë – Gjermani.

Kampionia e Botës 2018, Franca do përballet me kampionen e botës 2014, Gjermaninë në mbrëmje në ora 21:00, në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munichut.

Duel i shumëpritur, i dy përfaqësuesve që janë edhe favorite për të fituar komplet garën, duke e parë fondin e futbollistëve që i kanë nëpër reprezentacione.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do jetë ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë.

Kampionia e Evropës në fuqi Portugalia do luajë ndeshjen e parë në “Puskas Arena” të Budapestit, ku stadiumi pritet të jetë i mbushur 100% me tifozë, pasi i vetmi shtet organizues i EURO-s që ka të drejtë ta ketë stadiumin plotë është Hungaria.

Kjo përballje fillon në ora 18:00.

Pra yjet: Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Toni Kroos, N’Golo Kante, Bruno Fernandes, Manuel Neuer e shumë të tjerë “debutojnë” sot në EURO2020. /Gazeta Sinjali Sporti/