COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Showbiz/ Eurovizion 2020 anulohet për shkak të koronavirusit

news image

Festivali Europian i Këngës, i njohur si Eurovizion ka anuluar edicionin e tij të vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Festivali i cili këtë vit ishte planifikuar të mbahej në Roterdam të Holandës u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë e festivalit në Twitter.

Kjo është hera e parë në historinë e Eurovisionit që pezullohet një edicion i këtij festivali.

Ndryshe, Kosova ende nuk ka të drejtë prezantimi në këtë festival, derisa kujtojmë që Shqipëria këtë vit ishte planifikuar të përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën “Shaj”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin