image Eurodeputeti suedez: BE-ja nuk duhet ta kërcënojë Kosovën lidhur me Ambasadën në Jerusalem

Politikë

Eurodeputeti suedez: BE-ja nuk duhet ta kërcënojë Kosovën lidhur me Ambasadën në Jerusalem

news image

Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, ka thënë se Bashkimit Evropian nuk duhet ta kërcënojë Republikën e Kosovës pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ta hapur Ambasadën në Jerusalem si rezultat i marrëveshjes për njohje reciproke me Izraelin.

BE-ja nuk duhet të kërcënojë Kosovën pasi ata vendosën të zhvendosen në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem”, ka shkruar Weimers në Twitter.

Ai gjithashtu i ka adresuar zyrtarisht pyetje edhe kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrellit, duke e pyetur se pse Brukseli është ankuar për vendimin e Kosovës që të vendosë Ambasadën në Jerusalem.

Pyetje për ministrin e Jashtëm të BE-së Josep Borrell: Pse BE-ja u ankua dhe nxiti Kosovën të rishikojë vendimin për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem. Në vend se ta mirëpres plotësisht një marrëveshje historike, BE-ja i bën thirrje Kosovës që të rikonsiderojë hapjen e Ambasadës në Jerusalem, duke thënë se është vendim “për të ardhur keq” sepse devijon nga pozicioni i BE-së”, shkruan ai.

Lidhur me këtë qëndrim, Waimers ka paraqitur edhe disa pyetje.

1.Pse zv.presidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë konsideron që vendimi sovran i Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem është në kundërshtim me pozicionin e BE-së, duke pasur parasysh që politika e jashtme dhe e sigurisë mbetet një kompetencë kombëtare?

2. A po shqyrton BE-ja ndonjë sanksion kundër Kosovës pas këtij vendimi, nëse po, çfarë sanksionesh?

3. Si mund të besojë BE-ja që, duke dekurajuar vendet nga hapja e Ambasadave në Jerusalem, Bashkimi Evropian kontribuon në promovimin e paqe në kontekstin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme?/Gazeta Sinjali/