Eurodeputetja suedeze me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran, ku për të treguar solidaritetin e saj me grate atje, ajo preu flokët e saj.
Këtë ajo e bëri gjatë një debati në Parlamentin Evropian, për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.
“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.
Protestat në Iran, shpërthyen pasi një grua e re me emrin Mahsa Amini, vdiq pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit, për mënyrën se si e mbante hixhabin.