Eurodeputeti në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mësohet të jetojë me këtë realitet të ri.
Ai ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për ta sjellë mirëbesimin ndërmjet dy vendeve.
“Jam këtu që të them se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë dhe se kjo është mënyra e vetme për ta sjellë mirëbesimin e ndërsjellë”.
“Serbia duhet të mësohet të jetojë me realitetin e ri se Kosova është një shtet i pavarur. Jemi duke punuar shumë me ato pesë vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”. tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Kyuchyuk ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet ta bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.