Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.
Këtë deklaratë, Kyuchyuk e bëri pas takimit me presidenten Osmani dhe kryediplomaten Gërvalla.
“Është koha e fundit që BE t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin vendin për të ecur përpara në integrimin e saj euroatlantik. Ky ishte mesazhi im për Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz”, ka shkruar Kyuchyuk në Twitter.
Për këtë mbështetje të tij e ka falënderuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E lumtur që të takova në Forumin Diplomatik në Antalia”, ka shkruar Osmani gjithashtu në Twitter. /GazetaSinjali/