Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka thënë se deri tash ka takuar vetëm një person nga Kosova që ka qenë për ndryshim të kufijve dhe sipas tij, ai është ish-presidenti Hashim Thaçi.
“Takova vetëm një person nga Kosova që ishte për ndryshim të kufijve, e ai ishte Thaçi”, tha ai për EuroNews, transmeton Gazeta Sinjali.
Mandl tha se kryministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka premtuar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë në muajin qershor.
Për këtë proces eurodeputeti nga Austria, tha se është dialog mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë e jo mes dy qyteteve siç i referohen disa, Prishtinës dhe Beogradit./Gazeta Sinjali/