image Euro, dollari e paundi britanik forcojnë pozitat ndaj lekut

Rajon

Euro, dollari e paundi britanik forcojnë pozitat ndaj lekut

news image

Sot, në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, euro dhe dollari amerikan forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Siç njofton kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë, euro sot këmbehet me 124.29 lekë, 0.04 lekë më shumë se gjatë ditës së djeshme.

Ndërkaq, dollari amerikan u forcua me 0,75 lekë dhe nga sot këmbehet në kuotën e 110.47 lekëve.

Përveç euros e dollarit, pozitat ndaj lekut i ka forcuar edhe franga zvicerane.

Sot në Shqipëri, franga zvicerane këmbehet me 116.20 lekë ose 0.36 lekë më shumë se një ditë më parë, ndryshe nga paundi britanik që u zhvlerësua me 0.19 lekë dhe këmbehet me 138.58 lekë./Gazeta Sinjali/