Kombëtarja e Finlandës dhe Kombëtarja e Rusisë do të përballen sot në ora 15:00 në kuadër të fazës së grupeve në kampionatin evropian, transmeton Gazeta Sinjali Sport.
Finlanda synon arkëtimin edhe të tri pikëve në këtë ndeshje pas fitores të cilën e ka arritur në përballje me Danimarkën.
Ndërkaq kombëtarja ruse synon rikthimin dhe arkëtimin e pikëve pas humbjes që kishte pësuar nga Belgjika. Belgjika e Finlanda udhëheqin me nga 3 pikë, ndërsa Danimarka e Rusia janë pa pikë.
Kurse në ora 16:00 takohen dy kombëtaret ajo e Turqisë dhe Uellsit.
Kombëtarja e Turqisë në takimin e parë ka pësuar humbje nga kombëtarja e Italisë dhe në takimin kundër Uellsit synon arkëtimin e pikëve. Kurse kombëtarja e Uellsit ka arritur barazim ndaj Zvicrës. Kurse në orën 21:00 zhvillohet takimi Itali-Zvicër. /Gazeta Sinjali Sporti/