image Eskalon protesta në Tiranë: Një polic plagoset në sy

Shqipëri

Eskalon protesta në Tiranë: Një polic plagoset në sy

news image

Njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë ka humbur njërin sy. Sipas mediave në Shqipëri, efektivi i policisë ka pësuar çarje të korneas të syrit, andaj po i nënshtrohet edhe një operacioni.

Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilëve është gazetar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës të policisë dhe 2 protestues, të cilët janë në gjendje shëndetësore stabile, ndërkaq njëri nga policët ka lëndime serioze./Gazeta Sinjali/