Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka qëndruar sot në një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me krerë institucionalë, shkruan Gazeta Sinjali.
Escobar u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha, me të cilin u pajtuan se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.
Këtë e bëri të ditur vetë Basha, i cili tha se ka marrë mbështetjen e plotë të Escobarit për qëndrimin e tij ndaj Kosovës.
“Këtu ia bëra të qartë z. Escobarit qëndrimin e Partisë Demokratike për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me përkushtimet e ndërmarra sipas pakos Ahtisaari, që çojnë në pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me angazhimet që të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën kanë në raport me integritetin territorial të saj. Jam i kënaqur t’u raportoj se në këtë qëndrim që paraqita, kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të zotit Escobar”, ka thënë ai.