image Escobar: "Ballkani i Hapur" iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik
[wp-story id="814678"]

Rajon

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik

news image

Gabriel Escobar, i cili njëkohësisht është edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, në samitin i cili po mbahet në Ohër rreth “Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar se i mbështetë të gjitha iniciativat për afrim ekonomik në këtë zonë të Evropës.

Escobar, ka folur para pjesëmarrësve të “Ballkanit të Hapur”, ku ka thënë se kjo iniciativë duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e rajonit, duke e vlerësuar si iniciativë të shkëlqyeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Secila iniciativë duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. “Ballkani i Hapur” është iniciativë e shkëlqyeshme, që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor“, ka thënë Escobar

Ai tutje shtoi se “përkrahim liderët e kësaj iniciative që të bashkëpunojnë me në tregun e përbashkët. Ju mbështesim  që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Nuk është projekt politikë, me rëndësi që është të ngelet projekt ekonomik“.

/GazetaSinjali/