Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.
Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë.
Në përgjithësi, xhudistja dardane fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale reprezentuesja kosovare, por që prapë ia arriti t’i sjellë vendit medalje. /Gazeta Sinjali Sporti/