image Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri

Film

Kulturë/ Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri

news image

Aktori njëherësh edhe moderatori i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi ka bërë të ditur se ka filluar xhirimet e filmit më të ri.

Pas suksesit që pati komedia “2 gisht mjaltë”, Mamaqi lajmëroi se së shpejti në kinematë shqiptare do të shfaqet një komedi tjetër, transmeton Sinjali.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një imazhi të publikuar në Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Krahas fotos ai ka shkruar: “Në proçes e sipër. Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Së shpejti një tjetër komedi në kinema”.

Ermali nuk ka zbuluar detaje të tjetra në lidhje me këtë projekt, megjithatë pak kohë më parë ai kishte thënë se një nga aktoret në ekipin e tij do të jetë këngëtarja e njohur, Bleona Qereti.

“2 gisht mjaltë” ishte një nga komeditë shqiptare që u transmetua në shumë vende të botës dhe theu rekorde shikueshmërie. Në rolet kryesore luajtën Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata./Sinjali/