image Ermal Mamaqi dhe disa të tjerë hyjnë në Big Brother për t’i mbështetur banorët

Bota e Yjeve

Ermal Mamaqi dhe disa të tjerë hyjnë në Big Brother për t’i mbështetur banorët

news image

Shtëpia e Big Brother është mbushur sot me të ftuar VIP, të cilët kanë hyrë për të kaluar një orë kohë me banorët që kanë afro 4 muaj e gjysmë të izoluar.

Mes personazheve që janë futur brenda shtëpisë janë Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Flori Gjini, të cilët janë miq me disa prej banorëve.

Ata konsumojnë një darkë së bashku, ndërkohë që për çdo minutë më shumë që kalon nga një orë e vendosur nga Vëllai i Madh, banorët do të humbasin 100 euro.

Agron Llakaj ka qenë për të mbështetur Donaldin, me të cilin shihen të tërhequr nga pjesa tjetër e banorëve.

Ndërkohë që Ermali ka shprehur hapur simpatinë e tij për Ilirin./noa

/GazetaSinjali/