Crotone është duke u përballur me liderin e Serie A, Interin në kuadër të xhiros së 34-të, shkruan Sinjali Sport.
Interi ka kaluar në epërsi ndaj Crotones ku rezultati momental është 0-1.
Christian Eriksen realizoi një gol të bukur për mysafirët në minutën e 69-të.
ERIKSENNNNNNNNNNNNNN 1-0 pic.twitter.com/sLZcD4Akbm
— InterGIFs (@InterGIFs1908) May 1, 2021
“Nerrazzurrët” në rast të fitores do të siguronin matematikisht titullin.
Kolarov dhe Vidal nuk do të jenë të gatshëm në këtë takim, por përpos tyre, Conte do të ketë gjithë skuadrën në dispozicion.
Në anën tjetër, Crotone ka humbur betejën për mbijetesë dhe do të bie në Serie B. Ata qëndrojnë në vendin e fundit me 18 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/