image Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në Prizren

Sinjalizime

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në Prizren

news image

Në lagjen “Aleks Buda” në Prizren dy shtylla eletrike mbrëmjen e së martës kanë rënë mbi telat elektrik, shkruan Gazeta Sinjali.

Banorë të kësaj lagje, për Gazetën Sinjali kanë thënë se kjo ka ndodhur si pasojë e kushteve atmosferike, pra erërave të fuqishme.

Siç shihet në fotografitë e dërguara nga një sinjalizues, bëhet fjalë për dy shtylla të vjetra.

Banorët kanë treguar për Gazetën Sinjali se rastin e kanë raportuar mbrëmë në KEDS, por ata u kanë thënë se për problemin do ta lajmërojnë degën e KEDS-it në Prizren.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka njoftuar se sot kanë dalë ekipet në terren dhe se aktualisht është duke u punuar në këtë lagje.

“Ekipet e KEDS-it janë atje duke e rregulluar këtë problem, pra do të rregullohet sot”, ka thënë Buzhala për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/