Presidenti turk Erdogan premtoi se deri më 7 prill do të ndërtojë një spital në Fier dhe ky premtim i tij u komentua dhe me batuta nga kryeministri Edi Rama.
“Brenda një kohe të shkurtër spitali i Fierit do i ofrojë shërbimet qytetarëve. Mos kini asnjë merak, kemi ndërtuar spitale me nga 1 mijë e 8 dhoma. E di që më 25 prill ju keni zgjedhjet dhe po ju them se deri më 7 prill do jetë gati.”
“Po ashtu do kemi themelimin e një universiteti teknik të Stambollit në Tiranë. Kjo është një arritje edhe për Shqipërinë pasi kemi 100 studentë shqiptarë në Stamboll”, tha presidenti turk, raporton Tch, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara bastet por u shpreh se “është një bast shumë i fortë se spitali do të jetë gati për 3 muaj”.
“Ju jam mirënjohës për këtë kohë të çmuar, si dhe për gatishmërinë që të jemi së bashku edhe në darkën që më keni ofruar në këtë mjedis kaq të ngrohtë për ne. Deri më 7 prill ke 3 milionë e gjysmë shqiptarë që do të ndjekin çdo ditë, ke venë një bast shumë të madh inshallah po e mban”, tha Rama./Gazeta Sinjali/