Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Tarihî dostluk ve kardeşlik bağlarımızın olduğu Kosova’nın bağımsızlık yıl dönümünü tebrik ediyorum.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 17, 2022
Kardeş Kosova halkına huzur, refah ve esenlik diliyor, en kalbî selam ve muhabbetlerimi gönderiyorum. ???????? ???????? pic.twitter.com/nHzOlzklW5