Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në Stamboll të Turqisë.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast presidenti turk ka kujtuar se si ka vendosur që ta njohë Pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se do të bëjnë punë më intensive për njohje të reja.
“Siç e dini, Turqia është vendi i dytë që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Njohja jonë ka qenë shumë domethënëse. Atëherë unë kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe në mbledhjen e qeverisë më thanë që Amerika e kishte njohur Kosovës – unë menjëherë thash se ne jemi vendi i dyte që e njohim”.
“Momentalisht nuk e kemi ende shifrën e saktë të vendeve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Në takimin e sotëm u tha se janë 117 shtete që e kanë bërë atë, por ne do të bëjmë punë më intensive sa i përket njohjeve”.
Ai e ka uruar popullin shqiptar në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.