Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë çfarëdo që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serb, Aleksandar Vuçiq.
Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.
Ai e cilëson një ujdi të tillë thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, madje kjo sipas tij, është arsyeja përse Turqia e mbështet rifillimin e dialogut mes dy vendeve.