image Erdogan: Do të ndërtojmë 500 njësi banimi për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Rajon

Solidarizim/ Erdogan: Do të ndërtojmë 500 njësi banimi për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

news image

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se do të ndërton 500 banesa për banorët e prekur nga tërmetet e 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojmë 500 njësi banimi”, ka thënë ai, raporton Angjcia e lajmeve Anadolu.

Deri tani janë grumbulluar disa shumë të mëdha financiare për ndërtimin e banesave, si ajo e familjes Pacolli me 1 milion euro, Bankers me 1 milion euro dhe Balfin Group me 1.2 milion euro./Gazeta Sinjali/