image Era Rusi i dedikon këngë Shqipërisë pas tërmetit tragjik

Showbiz/ Era Rusi i dedikon këngë Shqipërisë pas tërmetit tragjik

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, ka realizuar një këngë që i dedikohet tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor, në Shqipëri.

Ajo ka bashkuar forcat me këngëtarin Ylli Baka, ndërsa projekti i tyre mban titullin “Në emër të shpresës”.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, përmes të cilit pasqyron ngjarjen e fundit në shtetin amë.

“Ne nuk mund të ndalojmë katastrofat e natyrës. Por, mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet… dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha”.

“Ky bashkëpunim erdhi pas tërmetit plot pasoja të 26 nëntorit 2019. Të ardhurat nga klikimet e këtij projekti do t’i shërbejnë një kauze të rëndësishme. Mirëqenien e një fëmije të mbijetuar, i cili ka nevojë për arsim, si mënyra e vetme ndaj një jetese të sigurtë”, është shkruar në hyrje të kësaj këngëje.

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe mbetet vetëm kontributi juaj në klikime në mënyrë që të mbledhen sa më shumë para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri./Gazeta Sinjali/