Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.
Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Epo duket se Era nuk ka të ndalur. Pas suksesit me këngën e fundit, e cila titullohet “Hala” dhe është një bashkëpunim me reperin e njohur, Don Xhoni, duket se bukuroshja do të vijë me një projekt të ri muzikor më shpejt seç mund ta mendoni. Me anë të një postimi në Instagram, Era ka treguar se ditën e enjte në orën 18:00 do të publikohet kënga e re, e cila është gjithashtu një bashkëpunim me një reper të njohur shqiptar. Era dhe reperi Buta do të sjellin “5AM” dhe të gjithë tashmë mezi po e presim.
Padyshim që edhe VIP-at tanë e të huaj janë pjesë e këtij trendi dhe shpesh bëhen inspirim për njerëzit. Por, çfarë ndodh në rastet kur bëhen frymëzim për njëra- tjetrën?
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Erën dhe biznesmenen amerikane Paris Hilton. Para pak ditësh Paris ka postuar në Instagramin e saj disa foto, ku treguar se zgjodhi që këtë vit për Halloween të vishej si një nga personazhet e ‘Sailor Moon’, një serial japonez dhe kostumi i saj shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale. Ndërsa një ditë më vonë Era ka postuar disa foto nga kostumi i saj i dytë, ku na ka treguar se dhe ajo ka zgjedhur të jetë një vajzë “Sailor Moon”.
E gjithë kjo mund të jetë edhe një rastësi pasi nuk është hera e parë që ndodh në botën e showbiz-it, megjithatë po jua lëmë ju të vendosni nëse është apo jo një imitim.