image “Kush tha që o krizë”, kështu reklamohej Buta me blerjen e Mercedesit në kohë pandemie

Bota e Yjeve

“Kush tha që o krizë”, kështu reklamohej Buta me blerjen e Mercedesit në kohë pandemie

news image

Reperi nga Ferizaj kishte publikuar fotografi në rrjete sociale me makinën e tij luksoze, raporton Gazeta Sinjali.

Makinë kjo e cila u bë shkak i nisjes së problemit që çoi deri në vrasjen e Gazmend Hysenit i njohur si ‘Strella’ nga vëllai i Butës, Qëndrim Januzi të cilit Policia i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Me makinën e markës ‘Mercedes’, Buta gjatë kohës së pandemisë kishte shkrepur një foto të cilën e kishte publikuar në Instagram duke shkruar në mbishkrim: “Kush tha që o krizë”.

Ndryshe, raportohet se pas gjithë ngjarjes, Buta është larguar nga Kosova për në Angli.

/GazetaSinjali/