image Reperi Buta raportohet se u largua nga Kosova pasi vëllai i tij po dyshohet për vrasjen në Ferizaj

Bota e Yjeve

Reperi Buta raportohet se u largua nga Kosova pasi vëllai i tij po dyshohet për vrasjen në Ferizaj

news image

Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni nga vëllai i reperit, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta, ky i fundit raportohet se është larguar nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mund të shihet Buta duke udhëtuar me aeroplan drejt Anglisë.

Kujtojmë se vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, të premten dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin.

Theksojmë se për Qëndrim Januzin, Policia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

@zerro_nishi #viral #bashbuta #kosovo #england #fy #fypシ ♬ Hasta – Bay Trapist

/GazetaSinjali/