image Reperi kosovar i martuar që sa vite, e ka mbajtur të fshehtë nga publiku

Bota e Yjeve

Reperi kosovar i martuar që sa vite, e ka mbajtur të fshehtë nga publiku

news image

Është nga reperët më të pëlqyer por që jetën private e ka mbajtur larg publikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Butën, reperin nga qyteti i Ferizajt, i cili edhe daljet televizive i ka shumë të rralla, por kur del sigurohet të bëjë lajm.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku ishte i ftuar në programin e mëngjesit #Gjesi ku ka folur për shumë detaje rreth karrierës dhe jetës së tij.

I pyetur për vajzën bukuroshe, me të cilën ka publikuar fotografi në rrjete sociale, reperi ka befasuar duke zbuluar se vajza në fjalë është gruaja e tij.

Askush nuk e ka ditur se çifti janë të martuar tash e sa vite. /GazetaSinjali/