image "Era është e tmerrshme, si me ngordhë diçka", konsumatori ankohet për papastërtinë në Viva Fresh në Prishtinë

Sinjalizime

“Era është e tmerrshme, si me ngordhë diçka”, konsumatori ankohet për papastërtinë në Viva Fresh në Prishtinë

news image

Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve në marketet e mëdha. Problem i vazhdueshëm mbetet edhe mungesa e mirëmbajtjes së higjienës në këto hapësira, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një rast të tillë ka hasur edhe një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili është ankuar për papastërtinë në supermarketin “Viva Fresh Store” në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 963.jpg

Në një foto të dërguar në adresë të Sinjalit shihet se aty disa artikuj nuk janë të pozicionuar mirë, pasi që mbi ta është dashur të vendosen disa enë për të ndaluar rrjedhjen e ujit që ka shkaktuar shiu, krejt kjo pasi që tavani i kësaj hapësire është në gjendje të mjerueshme.

“Nuk e kanë marrë mundin me i largu as produktet që janë aty se le më me e rregullua problemin më shpejt, kështu enë të mbushura me ujë ka gati çdo ditë në cepa të ndryshëm”, ka shkruar sinjalizuesi.

Ai ankohet edhe për erën që kundërmon nga këto enë me ujë dhe shprehet i shqetësuar se artikujt që janë lagur, thotë ai, nuk do të asgjësohen, por do të shiten.

“Era është e tmerrshme si me ngordhë diçka edhe në pikat tjera jo vetëm në këtë pikë. Sigurt ato produkte as nuk kanë me i asgjësua, prapë i qesin në shitje”, ka shtuar tutje sinjalizuesi.

Nga fotoja tjetër sinjalizuesi ka treguar se në disa raste ka edhe mbetje të tavanit nëpër rafte.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-25.png

Për fund sinjalizuesi shpreson se do të ndërmerret diçka, sepse sipas tij, gjendja është e tmerrshme./GazetaSinjali/