image Epidemiologu shqiptar thotë se Kosova nuk i ka kapacitetet e Suedisë për hapje totale

Shëndetësi

Epidemiologu shqiptar thotë se Kosova nuk i ka kapacitetet e Suedisë për hapje totale

news image

Epidemiologu shqiptar, Taulant Muka, ka thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë kapacitet që të përballojnë një shtim të madh të rasteve me COVID-19.

Muka ka kritikuar për masat e hapjes që janë marrë nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, duke thënë se Suedia për qasjen e saj ndaj COVID-19, është kritikuar.

“Nuk i kemi kapacitet e Suedisë për tu hapur”, thotë Muka.  

“Në fillim kishim një izolim total. Ndoshta të pajustifikuar. Por kjo ndodhi edhe nga padija rreth virusit. Pastaj nga asgjë kaluam në hapje thuajse kishim çrrënjosur virusin”, tha ai në Pressing.

“Shqipëria ka vetëm një laborator për zbulimin e rasteve të reja. Edhe Kosova”, shtoi ai./ Gazeta Sinjali/