image Entuziazëm në zhveshtoren e Barcelonës: Forca, jemi në Ligën e Kampionëve dhe askush s’mund të na ndalë

Futboll

Entuziazëm në zhveshtoren e Barcelonës: Forca, jemi në Ligën e Kampionëve dhe askush s’mund të na ndalë

news image

Xavi Hernandez i uroi lojtarët e vet një nga një në zhveshtore pas fitores kundër Atletico Madridit në La Liga, në një atmosferë shumë euforike me slogane motivuese të një niveli të paparë optimizmi deri tani këtë sezon.

Barcelona e mposhti 4:2 Atletico Madridin të dielën për herë të parë në tri vitet e fundit në La Liga, duke u futur në top katërshe për herë të parë këtë sezon.

Në atë që ishte një luftë e drejtpërdrejt për top katërshe në La Liga, Barça e mbizotëroi plotësisht kampionin në fuqi në Camp Nou, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit pas përjashtimit të Dani Alvesit.

Barcelona tani ngrihet në vendin e katërt me 38 pikë, dy pikë më pak se Betisi në vendin e tretë dhe dy më shumë se Atletico. 

Pas ndeshjes, trajneri Xavi shkoi në zhveshtore për t’i përshëndetur një nga një lojtarët dhe anëtarët e stafit të vet, duke i uruar për fitoren.

Në videot e publikuara nga Barça në rrjetet sociale, mund të shihet një entuziazëm dhe optimizëm i madh në mesin e lojtarët për shanset e klubit për top katërshe.

Madje mbrojtësi veteran Gerrard Pique mund të dëgjohet duke brohoritur: “Forca, forca, jemi në Ligën e Kampionëve tashme dhe askush nuk do të na ndalë”. 

/Gazeta Sinjali Sporti/