Deputeti nga komuniteti turk në Kosovë, Enis Kervan, i ka falënderuar institucionet dhe popullin e Kosovës për ndihmën që po i ofron Turqisë pas tërmetit.
Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se shpëtimi i fëmijës dyvjeçar i fëmijës dhe nënës së tij nga ana e FKS-së, e bën krenar për shtetin e tij.
“Kosova është mobilizuar që në momentin e parë për t’u solidarizuar me Turqinë”.
“Jam krenar sepse Kosova ime tani është bërë një vend i fortë i cili qëndron pranë vendeve mike”
“Shpëtimi i një fëmije dyvjeçar dhe nënës së tij nga FSK-ja më bëri edhe një herë krenar për shtetin tim”.