Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka shënuar një gol shumë të bukur për Levanten në sfidën ndaj Granadas për rezultatin 2:1, gol ky që edhe vendosi faktin e kësaj ndeshjeje.
Bardhi ka shënuar në minutat shtesë të ndeshjes kur rezultati ishte 1:1 për t’i dhënë fitoren skuadrës së Levantes me rezultat 2:1.
Ishte ky goli i dytë për Bardhin këtë edicion te Levante, kurse numëron edhe dy asistime.
Bardhi në marsin e vitin 2020, do të jetë kundërshtar i Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve që zhvillohet në Shkup./Gazeta Sinjali/