Në intervistën për emisionin “Ich bin Albaner”, futbollisti i Levantes dhe i reprezentacionit të Maqedonisë, Enis Bardhi mes tjerash ka deklaruar se si nip Kosove do të mundohet t’i fitojë dajtë e tij në ndeshjen e 26 marsit në Shkup mes Maqedonisë dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme për play-off të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020.
Gjatë intervistës, ai tha se të dyja ekipet janë të forta dhe se një gabim i vogël do të kushtojë shumë.
“Pika kryesore e Maqedonisë së Veriut nuk jam vetem unë, por edhe Elmas, Pandev, Alioski e shumë të tjerë. Është kënaqësi, do të jerë një ndeshje emocionuese. Shpresoj mos të ketë gjëra josportive, sepse sporti i bashkon njerëzit. Do të jetë një ndeshje emocionuese. Janë 90 minuta që çojnë në histori për dy ekipet. Të dy ekipet kanë lojtarë shumë kualitativ dhe shpresoj se Maqedonia do të fitoj”, – ka deklaruar Enis Bardhi.
“Edhe Kosova ka ekip të fortë, janë lojtarë që lujnë në liga të forta. Kanë futbollistë cilësorë si Muriqi, Rashica, Rrahmani. I ndjek lojtarët e Kosovës, sidomos tani kir luajmë me ata. Do të jetë ndeshje e mirë, me shumë talent brenda fushës. Luajmë në shtëpinë tonë dhe do të japim maksimumin të shënojmë fitore për të shkuar në europan. Të dyja ekipet jemi shumë të forta dhe një gabim i vogël do të kushtojë shumë. Pra, do të jetë ndeshje emocionale, pasi unë nënën e kam nga Kosova, jam nip Kosovë, por në fushë 90 minuta do të tentojë t’i fitojë dajtë (qeshet)”, – tha ai.
“Maqedonia me 19 vjet më ka dhënë mundësinë të debutojë. I jam gjithmonë mirënjoihës, por edhe njerëzve që më kanë ndihmuar shumë. Në fund të fundit ne luajmë për sukses. Duke luajtur me Maqedoninë në Europian mua më pëlqeu Levante”, – thekson Bardhi.
“Kemi për ta shijuar atë lojë. Do të jetë ndeshje e fortë. Unë mendoj të fitoj më i miri dhe unë besoj se ne jemi më të mire (qeshet)”, përfundoi Enis Bardhi.