image "Ende me këso filma a", "më të zi se ju s'ka - komentuesit "gozhdojnë" VV-në pas videos skandaloze

Politikë

“Ende me këso filma a”, “më të zi se ju s’ka – komentuesit “gozhdojnë” VV-në pas videos skandaloze

news image

Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar ashpër nga qytetarët, të cilët përmes komenteve e kanë cilësuar si skandaloze.

Përmes rrjetit social “Facebook”, VV postoi një video ku “goditi” në mënyrë bizare figura politike që tashmë nuk janë në politikë, siç është rasti me ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, Isa Mustafën e të tjerë me të cilët edhe kishin bashkëpunuar në opozitë e bashkëqeverisur në pozitë.

Megjithatë, në po të njëjtin postim janë parë qindra komente kundër partisë që ka më shumë se gjysmën e votave në parlament.

“Dështimin në qeverisje nuk mund ta mbuloni me demagogji”, tha njëri prej komentuesve.

Dikush tjetër pandeh se zgjedhjet janë afër, pasi këtë video e cilësoi si fushatë.

“Më të poshtër e më të zi se ju s’ka, atë që u ndërtua për 20 vjet po e shkatërroni për dy vjet”, tha një tjetër qytetar.

Secili prej tyre janë realë, gjë këtë që mund ta dëshmojmë, por që emrat e tyre janë fshehur për shkaqe etike.

/GazetaSinjali/