image Emrat e 7 shqiptarëve më të kërkuar nga policia, janë të dënuar me burgim të përjetshëm

Rajon

Drejtësi/ Emrat e 7 shqiptarëve më të kërkuar nga policia, janë të dënuar me burgim të përjetshëm

news image

Policia e Shqipërisë ka publikuar fotot e 7 personave të shpallur në kërkim në mesin e 50 të tillëve, të cilësuar si më të rrezikshmit në vend, të dënuar me burgim të përjetshëm.

Altin Arapi kryeson këtë listë. Ai është i njohur si anëtar i grupit “Hakmarrja për Drejtësi”. Arapi akuzohet për vrasjen e Genci Sinës, shoferit të ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, ngjarja e ndodhur në 30 Shtator 2003, raportojnë mediat në Shqipëri.

Një tjetër person shumë i kërkuar është edhe 49-vjeçari, Dritan Syziu, i njohur si anëtar i bandës së Mirditës. Ai së bashku me 5 persona të tjerë është dënuar për vrasjen e një punonjësi policie në Mirditë në vitin 2000 dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Një tjetër person në kërkim është Eduart Kurti, i cili në 2012 akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër, vrau në kryeqytet për një borxh dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali.

I dënuar me burgim të përjetshëm është dhe Gëzim Mehmeti i akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në vitin 1996 në qytetin e Vlorës.

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë është edhe Engjëll Brahimi që ka vrarë në Fier një punonjës policie dhe djalin e tij vetëm 8 vjeç. Listës i shtohen edhe Gentian Tako e Gjovalin Ndue të dy të shpallur në kërkim për vrasje./Gazeta Sinjali/